Neser hapet konkursi për çmimin shtetëror, mund të aplikojnë individët dhe shoqatat

Ministria e Kulturës në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se prej nesër do të fillojë Konkursi për ndarjen e çmimit shtetëror në fushën e të drejtave të njeriut.
“Me çmimin shtetëror “Meto Jovanovski” jepet mirënjohja më e lartë për arritjet shumëvjeçare në fushën e promovimit, mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të njeriut”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës.

Këshilli për ndarjen e këtij çmimi sqaroi që ky Konkurs do të jetë i hapur deri më 15 nëntor të këtij viti, përmes Fletëparaqitjes.
“Çmimi ndahet çdo vit më 10 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Në kuadër të këtij konkursi mund të ndahen më së shumti deri në dy (2) çmime”, njoftojnë nga Këshilli, duke bërë të ditur se vlera e mbështetjes financiare është sa pesë rrogat mesatare në vend.