Nga java e ardhshme, rreth 8.200 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme do të testohen për coronavirus.
Testimi do të ndodhë me zgjedhje rastësie nga regjistri i E-ditarit dhe do të jetë në pajtim me prindërit e tyre.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se skriningu është planifikuar të zgjasë pesë ditë, ndërsa në ditë do të testohen rreth 1.600 nxënës.
Testimi në shkollat fillore dhe të mesme organizohet me qëllim që të merren të dhëna për bartjen eventuale të virusit në shkolla.
Ndryshe, rreth 75 e mësimdhënësve në shkolla janë të vaksinuar, ndërsa mësimin nga larg e ndjekin rreth 2 për qind e nxnënësve.