Nesër diskutohet për heqjen e maskave dhe orës policore

Nesër Komisioni për Sëmundje Infektive do të diskutoj për lehtësimin e masave. Ndërsa zëvendës ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani, do të propozojë heqjen e maskave në ambient të hapur dhe heqjen e orës policore. Megjithatë ai thotë se vendimin e sjellë Komisioni për Sëmundje Infektive, në bazë të situatës epidemiologjike në vend, por edhe në bazë të analizave nga format e reja të virusit, të pranishme në vendin tonë.

Ilir Hasani, zv/ministër i Shëndetësisë
“Nesër Komisioni për Sëmundje Infektive do të diskutoj për lehtësimin e masave. Kryesisht edhe unë jam optimist duke pasur parasysh numrat të cilat ndonjëherë janë të pabesueshme se sa shpejtë bien. Unë jam optimist se javën e ardhshme do të kemi lehtësim të masave. Se çfarë konkretisht do të përmbajnë nuk do doja të spekuloj. Edhe masat tjera që janë në fuqi do të kalojnë në revizion dhe ne si Qeveri dhe si Ministri mezi presim ti heqim ngadalë masat, por pa rrezikuar shëndetin e qytetarëve”.
Hasani vlerëson se është koha që të hiqen maskat në ambient të hapur.

Ilir Hasani, zv/ministër i Shëndetësisë
“Kjo ishte njëra ndër masat më të kërkuara, e cila duhet si temë e parë të diskutohet, në takimin e nesërm. Personalisht unë mbaj maskë çdoherë edhe në ambient të hapur, por e ndjej si ngarkim të madh, si të gjithë qytetarët që e ndjejnë, sidomos në vendet ku dalim për të shëtitur, në parqe, kur nuk ka njerëz, kur jemi vetëm me fëmijët”.
Ai tha se tani është koha që gradualisht edhe administratorët të kthehen në orar të rregullt të punës. Ndërsa poashtu tha se dasmat do të mund të mbahen por jo si më parë.