Nesër dhe të shtunën shumë nxehtë, nga e diela pasdite pritet përkeqësimi i motit

Mot shumë i nxehtë me ngritje të temperaturave ditore do të vazhdojë nesër dhe të shtunën.

Temperaturat e mëngjesit nesër do të lëvizin nga 11 deri në 20 gradë, ndërsa ato të ditës nga 28 deri në 38 gradë, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Nga e diela në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë zhvillim të paqëndrueshmërisë lokale me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Të dielën do të fryjë erë e fortë verilindore e cila do të shkaktojë që temperatura të ulet nga 2 deri në 4 gradë, informojnë nga DPHM-ja.