Deputeti në Parlamentin e Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka bërë disa komente në lidhje me situatën në veri të Kosovës, duke thënë se nëse Serbia pushton Kosovën, Ukraina duhet të mbrojë Kosovarët.
”Ukraina është gati të veprojë me trupat tona në terren. Rusia po përpiqet të nisë një luftë agresive. Pikërisht sipas metodës së Putinit. Siç thashë, Serbia është kali trojan i Putinit në Evropë. Lufta kudo në botë është e tmerrshme”, ka shkruar Goncharenko në një postim në Twitter.
Komentet e deputetit ukrainas vijnë pasi serbët lokalë kanë vënë barrikada në në Zupqë dhe Rudar, çka ka detyruar policinë të ndaloj qarkullimin e automjeteve në pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.