Politika ka kohë që ka vrarë shpresën të rinjve në Maqedoninë e Veriut. Kjo është një arsye që ata të ardhmen e tyre shohin jashtë vendit.
Kështu u shpreh në emisionin Pastel studenti Abedin Ismaili.
“Nëse këta pushtetarë, na kanë mbytur shpresën, opozita na ka varosur shpresën”, tha Abedin Ismaili – student.
Studenti tjetër Eren Ali duke folur për mungesat që ka arsimi, tha se një i ri në vendin tonë mezi po mbijeton dhe se nuk po mundet aftësitë e tij t’i shpreh dhe t’i nxjerr në pah.
“Në forma të ndryshme jemi duke mbijetuar, sepse një i ri është duke mbijetuar në Maqedoni dhe këtë duhet ta themi troç pa e zbukuruar me ndonjë fasad me të cilën nuk është e vërtetë”, u shpreh Eren Ali – student.
Abedini thotë se ikja e të rinjëve nga vendi nuk është trend siç po cilësohet.
“Nuk mundesh me e cilësu ikjen e të rinjve nga Maqedonia e Veriut si trend botërorë.
Edhe pse është e tillë, shembull nëse të rinjët ikin nga Gjermania atje mund të quhet trend që nuk lë shumë pasoja, sepse pastaj shteti gjerman atë mungesë të klasës punëtore por edhe profesionistëve të profileve të ndryshme e plotëson me njerzë që realisht në numër të madh shkojnë nga vendet e Ballkanit, por edhe nga shteti ynë”, tha Abedin Ismaili – student.
Nga Forumi Rinor Arsimor Duke u bazuar në të dhënat e hulumtimit që kanë bërë bashkë me Fondacionin për Demokraci – Westminster, thonë se pakënaqësia e të rinjve në vend vjen si rezultat i mospërfshirjes së tyre në vendimmarrje.
“Pakënaqësia e të rinjve në vend vjen si rezultat i mospërfshirjes së të rinjve në vendimmarrje dhe vlerësimi se pozita e tyre nuk është e kënaqshme. 65% e të rinjve nuk janë të kënaqur me pozitën e tyre aktuale në shoqëri, ndërsa 35.4 % vlerësojnë se vendi shkon në kahje të gabuar. Poashtu në pyetjen se po të ju jepet mundësia a do të ishin larguar nga vendi, 57.7% e të rinjve të anketuar do të ishin larguar”, thonë nga Forumi Rinor Arsimor.
Interesimi më i madh i të rinjëve për tu larguar janë vendet e Evropës, konkretisht Gjermania.
Për shkak të interesimit të madh për viza, ambasada e Gjermanisë në Shkup ka njoftuar se nga shkurti 2022 do të aplikohet çdo muaj një procedurë lotarie. Për këtë qëllim, në shkurt do të hapet për herë të parë një listë e re regjistrimi, e cila do të jetë e hapur vazhdimisht për një periudhë më të gjatë..
Më pas, në mënyrë të rastësishme, me ndihmën e një gjeneratori nga kompjuteri në një procedurë lotarie, nga të gjitha regjistrimet do të nxirren ata që do t’u jepet termin për mars 2022”.