“Nëse përmendet emri i saj” – profesor Paci bën një “paralajmërim” për protestën e së shtunës në mbështetje të tij

Në përkrahje të profesorit Lulzim Paci është thirrur protestë të shtunën në Prishtinë e Vushtrri.

Protesta do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe në Vushtrri në sheshin “Adem Jashari” në orën 14:00.

Profesori Paci u kritikua nga deputetja e grupit parlamentar të VV-së, Fjolla Ujkani, për videot e tij të publikuara në rrjetin social “TikTok”, e cila më pas kërkoi falje.

Paci në emisionin “Sot” ka folur rreth kësaj proteste derisa ka thënë se do t’i bojkotojë protestat po që se sheh linçim të deputetes.

Ai ka thënë se nëse përmendet emri i deputetes apo linçohet ajo, ai nuk do të marrë pjesë.