Nëse nuk ndodhë ndryshimi kush është fajtorë?

Nuk do t’i votojmë ata parti politike liderët e të cilëve krijonjë mjegull rreth vetes, shfrytëzojnë aktivist partiak (injorantin partiak) me sharje e ofendime ta mbrojë atë nga shkrimet dhe reagimet kritike ndaj tijë. Kur nuk kanë ofertë, kur nuk gjejnë arsyetime për paaftësin e tyre, kritikëve i drejtohen me fjalët: ,,të paskan paguar ata”, ,,ti je tradhëtarë,” ,, njeri u UDB-së”, ,,koke shit me pare ose për punsim, plot e plot sharje, ofendime, e budallallëqe tjera.

Kritika është e shëndetshme, merrne për të mirë sepse kritika jua çel syt e verbuar të interesit personal, pranoni kritika qofshin ata edhe direkt ndaj jushë. Në vend se ta bindni kritikuesin ju e bëni armik atë dhe lexuesin e tijë, e largohni nga ju dhe partija juaj. Nuk durojnë më njerëzit politik të dhunshme, ka përfunduar më koha e disa liderve që 28 vjet ja kan dhunu trurin votuesit me kërcënime, sharje e ofendime.

Mos të ju rroke zori se çka bën tjetra parti, drejtoni partit tuaja ku jeni, jepni oferta të mira konkuruse, sjellnu mir me njerëzit, krijoni besimin te ta. Prej në zyre me Facebook nuk fitohet vota, lëshohu posht në teren te votuesi, preke popullin, vizitoje atë. Sejcila parti ka rrugën e vet, i ka aktivistët dhe votuesit e vet, ske çka miresh me ta. Ti jep ofertat tua më të mira se tjetri, bindëm mua me sjelljet, me meritat tua, me ofertat tua. Sot jemi më të pjekur shum leht e dallojm gënjeshtrën, jetojmë me një vend të vogël ku njifemi gjithë mes vejti. Nëse mendojmë ndryshe, nuk duhet të behemi armiq të njëri tjetrit. Mendimi ndryshe është pasuri. Ka kalu koha e komunizmit kur kërkoheshte gjithë të mendojnë njëjt si lideri. Nëse nuk ndodh ndryshimi, ta dini se ti je fajtorë e jo votuesi.

09.02.2020 Abedin Zymberi