“Nëse nuk ka konsensus për referendumin, do të vendosin institucionet”

Censusi është aspekt kyç për zbatimin e referendumit të suksesshëm për Marrëveshjen me Greqinë. Pas pozitës së paqartë të OBRM-PDUKM-së opozitare për prononcimin plebishite, kryeministri Zoran Zaev dje edhe njëherë porositi se është i bindur në plotësimin e censusit, sepse nuk ka alternativë për atë. Megjithatë, në rast se nuk ka census për referendumin e ardhshëm të marrëveshjes për emrin theksoi se vendimin do ta sjellin institucionet.

“Nëse qytetarët nuk sjellin vendim më tutje vazhdojnë institucionet. Nga ai aspekt, nuk paragjykoj se si do të votojë Parlamenti. Të gjithë 120 deputetët mund të votojnë për ose kundër. Ai është proces të cilin duhet ta ndjekim”, tha Zaev, duke shtuar se është i bindur që shumica më e madhe do të votojnë “për”, sepse nuk mund të arrihet marrëveshje më e mirë me Greqinë.

Ai nënvizoi se për referendumin përgjegjësi të barabartë ka ai personalisht si kryeministër, lideri i OBRM-PDUKM-së opozitare Hristijan Mickoski, por edhe të gjithë qytetarët.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) duhet ta zbatojë referendumin të caktuar për më 30 shtator, dje në seancën e parë konstituive në përbërje të re e miratoi Rregulloren për përgatitjen, organizimin dhe zbatimin e tij.

Me Rregulloren është paraparë që në referendum të kenë të drejtë prononcimi edhe qytetarët të cilët janë në Listën zgjedhore, ndërsa nuk jetojnë në Republikën e Maqedonisë, përkatësisht diasporë.

Partitë politike do të përjashtohen nga ky proces i organizimit të referendumit. Procesi i prononcimit të qytetarëve do të mund të vëzhgohet vetëm nga organizatat joqeveritare qytetare.

Ushtruesi i detyrës zëvendës-ndihmës sekretari shtetëror në Departamentin e Shtetit amerikan për Evropë dhe Euroazi, Matthew Palmer i cili është për vizitë treditore në Maqedoni, pas takimit me kryeministrin Zaev, mbrëmë theksoi se Maqedonia tashmë mori ftesë nga ana e NATO-s dhe rrugë e qartë për hapjen e negociatave inkuadruese me BE-në, ndërsa referendumi më 30 shtator, potencoi, se do të jetë datë e rëndësishme në arritjen e këtyre qëllimeve strategjike./Telegrafi/