NËSE MAQEDONIA NUK E ZGJIDH EMRIN, JA ÇFARË PARALAJMËRON ZAEV


Kryeministri Zoran Zaev në debatin në Telma paralajmëroi se nëse nuk ka marrëveshje për emrin dhe hyrje në NATO, atëherë vendi do të përballet me frustrim, radikalizëm dhe kuazi patriotizëm, ashtu siç ndodhi pas Samitit të NATO-s të vitit 2008 nw Bukuresht, që nxorri më pas regjimin e VMRO-DPMNE-së.

Kryeministri tha se nuk dëshiron të mendoj se çfarë do të ndodhë nëse Maqedonia nuk bëhet anëtare e NATO-s. “Gjithçka mund të ndodhë, pasi që jemi rajon multietnik. Nuk duhet lëshuar shansin”, theksoi Zaev.

Ai iu shmang pyetjes se përse kishte premtuar se nuk do të ndryshohet Kushtetuta dhe se tani po e çon zgjidhjen drejt ndërrimit të saj. Por ai paralajmëroi se me zgjidhjen e re ruhet identiteti dhe gjuha. (INA)