Nëse i thoni Melisës “Lëre muzikën se nuk është për ty”,do merrni përgjigje të hidhur

Melisa Lleshi është ndër konkurrentet e vetme të “Për’puthen” që i rezistoi tregut të muzikës dhe vijon të sjellë projekte muzikore të reja. Ajo ka publikuar 4 këngë, “U kry”, “Leje”, “Inati” dhe së fundmi projektin e saj më të fundit, “Atij”, një këngë dedikuar Andit. Megjithatë, publiku vijon të jetë i dyjëzuar: një pjesë e mbështet dhe dëgjon dhe një pjesë mendon se ajo nuk duhet të këndojë dhe nuk ka talent.

Së fundmi, mes shumë komentesh në një foto të publikuar nga Melisa në Instagram, dikush shkruan me ironi: “Melisa e ke menduar ndonjëherë ta lesh muzikën si profesion sepse ndoshta nuk është për ty?” Ky koment nuk ka kaluar pa u vënë re nga Melisa i cila edhe i ka kthyer një përgjigje.
“E ke menduar ndonjëherë të më bësh “unfollow” se të hysh tek profili im nuk është për ty? Hajt.”- shkruan ajo.