Një hulumtim i ri ka përfshirë rezultatet e 18 studimeve të mëparshme! Njerëzit të cilët gërhasin kanë tri herë shanse të vdesin nëse sëmuren nga korona dhe për shkak të saj përfundojnë në shërim spitalor. Ky zbulim i pazakonshëm nga studiuesit në Universitetin e Warwick, është rezultat i hulumtimit i cili ka përfshirë 18 studime të mëparshme, dhe të gjitha kanë treguar të njëjtën gjë!
Njerëzit të cilët gërhasin janë trefish më të rrezikuar që të vdesin nga pasojat e coronavirusit se personat të cilët nuk i kanë këto probleme. Shkaku qëndron në gjendjen e cila quhet apne e gjumit apo sindroma e hipopneas, shkakton gërhitje por edhe kontraktim të muskujve të fytit gjatë gjumit.
Apnea obstruktive mund të çojë deri te bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes, gjë që dukshëm vështirëson gjendjen shëndetësore dhe mund të çojë deri në vdekje në rast të sëmundjes serioze respiratore. Këtë çrregullim më së shpeshti kanë njerëzit të cilët tashmë kanë probleme shëndetësore siç janë pesha e tepërt trupore apo shtypja e lartë e gjakut, të cilat vetvetiu janë rrezik nga coronavirusi.