Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Policia e Kosovës është duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e një personi nga Peja.

Bëhet fjalë për Pajtim Krasniqin, i cili kërkohet nga Gjykata Themelore në Pejë për veprën penale vjedhje e rëndë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin policor.

Më poshtë fotografia e personit.