Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë policinë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e një personi i cili dyshohet për veprat penale, mashtrim, falsifikim i dokumenteve dhe lëndim i rëndë trupor.

Policia njofton se personi i kërkuar është Elvis Naser Kelmendi.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]