Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë

Policia e Kosovës në Pejë ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për lokalizimin e 25-vjeçarit nga Peja, pasi dyshohet për veprën penale ‘dhu*në në familje’.
Personi i kërkuar është Edon (Idriz) Berisha i lindur me 13.06.1997 në Pejë.

Personi i kërkuar është:
EDON (Idriz) BERISHA i lindur me 13.06.1997 në Pejë
I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: “Dhunë në familje”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
–192 dhe 080019999 (pa pagesë)
–039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected]