Nëse do të kishit blerë Bitcoin për 1 mijë dollarë para 10 vitesh, sa para do të kishit sot?

Sigurisht, nëse nuk do të ishit tunduar t’i shitni deri tani, do të kishit kaq para.
Rritja e vlerës së Bitcoin po që është një rritje që duhet të përmendet në të gjithë marketin e valutave.
Brenda vetëm 12 viteve, kriptovaluta është shndërruar nga një valutë pa kurrfarë vlere monetare, në një valutë që ka arritur vlerën mbi $60,000 për një kohë shumë të shkurtër.

Dhe investitorët që kanë marrë bitcoin në ditët e hershme të krijimit dhe i kanë mbajtur sot e kësaj dite, po që kanë marrë fitime marramendëse.
Por sigurisht, nuk mund të kthehemi në kohë dhe të ndryshojmë veprimet tona. Mirëpo çfarë do të kishte ndodhur me jetën tënde nëse do të kishte investuar në një valutë të pavlerë 10 vite më parë?
Epo kemi një shembull të thjeshtë për juve.

Le të themi në maj të vitit 2011, ju vendosët të blini bitcoin në vlerë të $1,000. Në atë kohë vlera e këmbimit për bitcoin ishte $3.50, që do të thotë se me atë shumë të parave ju do të mund të blenit përafërsisht 286 bitcoins.
Vlera e bitcoin me 27 prill 2021 ka qenë $54,680. Le të themi që gjetët ndërmjetësin e duhur, dhe nuk iu ka rënë të humbni as pak. Do të thotë se sot, ju do të kishti 286 bitcoin që do të kishin vlerën prej $15.6 milionë sot.
Sigurisht, me shumë gjasë ju do të ishit tunduar të këmbeni valutën sapo të godiste vlerën prej $100 për herë të parë, por e gjitha kjo është një supozim, se nëse ju nuk do të këmbenit ato asnjëherë.

Shumica e personave që janë marrë me këmbim të valutave si bitcoin, kanë shitur shumicën e bitcoin që kanë pasur në ngritet e para të vlerës, si p.sh. kur bitcoin arriti vlerën $1,000 ose $10,000.
Por ata që nuk bënë këmbime duke vënë bast me të gjitha ato para, sot kanë fituar shumë më shumë. Bukur do të ishte që të ishit një prej tyre, apo jo?