Rregullat e mirësjelljes ekzistojnë edhe në web, ku vendtakimi mund të jetë edhe virtual, por personat janë realë.
Webi ofron një platformë virtuale ku mund të njohësh njerëz të rinj. Dhe me ndihmën e Kupidit, mund të gjesh njeriun e duhur. Të të ndizen llambat e pasionit është më e lehtë, sepse faqet on line për takime të tilla rriten gjithmonë e më shumë, shkruan Class Life.
E rëndësishme është të respektohen normat e mira të edukatës dhe gramatika! Zbulo të gjitha gjërat të cilat duhet t’i kesh kujdes gjatë komunikimeve në internet në qoftë se do të gjesh aty dashurinë.
Single në web: Nëse pak vite më parë ngjallnin kuriozitet lajmërimet në gazetë ose agjencitë martesore, sot revolucioni është interneti. Ashtu siç kanë treguar disa statistika, nga 100.000 single aktivë online në vitin 2000, në vitin 2012 numërohen 6.500.000 të tillë: shifër që pritet të rritet, edhe për shkak të rasteve që mbi të gjitha u mungojnë takimet në jetën e përditshme.
Kultura dhe karakteri: Një studim i kryer në Britaninë e Madhe ka treguar që në rrjete sociale mund të kesh më shumë sukses… bëhet fjalë për ata që përdorin gramatikën! Të bësh gabime gramatikore, nuk të ndihmon të përcjellësh një imazh pozitiv për veten. Ke dyshime se si mund të shkruhet një shprehje apo fjalë? Shkruaj termin për të cilin dyshon në motorrin e kërkimit të faqes së internetit që ti përdor zakonisht: do të të tregojë gabimin. Një mënyrë shumë e mirë për të evituar të bërit figurë të keqe, por në të njëjtën kohë mëson edhe gramatikën.
Si prezantohesh: Shikoje profilin tënd të rrjetit social që përdor si një vëzhgues i jashtëm: çfarë duhet të rishikosh? Reflekto mbi imazhin që përcjell tek të tjerët, është e rëndësishme. Kompleto informacionet në mënyrë të sinqertë, ironike, që të përcjellësh emocione. Mos harro që të përzgjedhësh një foto që të përfaqëson: më mirë evito selfie në dush, buzëqeshjet e shtirura dhe pozat si prej personazhi të njohur.
Mënyrat e mira: Rregullat e mirësjelljes ekzistojnë edhe në web, ku vendtakimi mund të jetë edhe virtual, por personat janë realë. Edhe pse në pamje të parë nuk duket, por në internet fiton autenticiteti: fjalët tingëllojnë menjëherë false kur nuk vijnë nga zemra. Ki kurajon të luash pa mohuar atë që je. Ji i/e mirësjellshëm/e. Evito komente me tis seksual ose me kuptime të dyfishta.