Nëpunësit e gjendjes civile sot në protestë: “Nuk ka certifikata lindjeje, kurorëzimesh…”

Punonjësit e Regjistrave (Librave) Amë në Maqedoninë e Veriut kanë nisur sot protestën, të pakënaqur nga pagat e ulëta. Qytetarët nga sot nuk do të mund të marrin certifikata të lindjes, të regjistrojnë personat e vdekur, të nxjerrin certifikata kurorëzimi dhe shërbime tjera.

Gjithashtu, nuk do të jetë në funksion as radhitja elektronike e dokumenteve.
Punonjësit e këtyre institucioneve kërkojnë që të miratohet një marrëveshje kolektive dhe të rriten pagat për 30%. Ata thonë se janë të gatshëm për marrëveshje. Rreth 500 punonjës duan që t’u njihen titujt dhe të punojnë në pozicione të përshtatshme duke u llogaritur përvojën dhe arsimin e tyre dhe jo siç është tani, të gjithë pavarësisht titullit të bëjnë të njëjtën punë.