Nëntë vjet pa Arbër Xhaferin

Arben Xhaferi, former head of Macedonia's Democratic Party of Albanians, talks with The Associated Press in the western Macedonian town of Tetovo, Wednesday, Feb. 13, 2008. Albanians form an overwhelming majority in an arc of northwestern Macedonia bordering Kosovo, which proclaimed its independence from Serbia this week. The same is true of slices of southern Serbia and Montenegro. (AP Photo/Boris Grdanoski)

Sot mbushen nëntë vjet nga vdekja e intelektualit dhe liderit politik në Maqedoni, Arbër Xhaferi. Ai u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, pasi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, e cila ishte edhe arsyeja e tërheqjes së tij nga politika.

Ishte deputet i Parlamentit të Maqedonisë që nga viti 1994, ku synonte krijimin e një sistemi prej dy dhomave në institucionin ligjvënës. Në kohën e konfliktit të armatosur në vitin 2001, partia e tij ishte në pushtet.
Është një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, por me zvarritjen e zbatimit të saj, ai synonte një marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve.

Arbër Xhaferi u lind në Tetovë më 24 janar 1948. Ka punuar në redaksinë e Kulturës të Televizionit të Prishtinës dhe, në fillim të viteve 90, u rikthye për të jetuar në Tetovë, ku në vitin 1994 themeloi Partinë për Prosperitet Demokratik Shqiptar, e cila më pas ndryshoi emër në Partia Demokratike Shqiptare