Më 20.07.2024 në orën 11:30 në Stacionin Policor Kërçovë është raportuar se në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, afër fshatit Trapçin Dol, Kërçovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti “Kia” me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.T.F. (74) nga Shkupi, dhe një automjeti “Toyota” me targa çeke, i drejtuar nga P.H. (44) nga Republika Çeke.
Në aksident, B.T.F. dhe A.H. (78) nga Republika Çeke, pasagjere në automjetin “Toyota”, kanë pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa P.H. dhe tre pasagjerët e tij, P.S.H. (44) dhe dy të mitur, të gjithë nga Republika Çeke, kanë pësuar lëndime trupore të lehta, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore Kërçovë.
Një ekip hetimor nga DPB Kërçovë ka kryer inspektimin e vendit të ngjarjes.