Nëntë persona kapen me teste PCR të rrejshme në aeroportin e Shkupit

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë kundër nëntë personave të cilët në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup kanë treguar vërtetime të rrejshme për teste PCR negativ për COVID-19, të cilat gjoja janë nxjerrë në laboratorët në Shkup.

Prej tyre, gjashtë personat janë shtetas të Maqedonisë, dy shtetas të Zvicrës dhe një shtetase e Bosnje dhe Hercegovinës. Të gjithë janë të akuzuar se në ngjarje të ndara penale juridike kanë kryer vepër penale – falsifikim të dokumentit nga neni 378 paragrafi 1 nga Kodi Penal.

Shtetasve të huaj, në bazë të pranimin të fajit, Gjykata Penale Shkup veç më u ka shqiptuar dënim me të cilin i ka shpallur fajtor dhe u ka shqiptuar gjykim me kusht – dënim me bu*rg prej një vite, i cili nuk do të kryhet nëse i akuzuari në afat prej tre vitesh nga hyrja në fuqi e gjykimit nuk kryen vepër të re penale. Po ashtu, u është shqiptuar dënim dëbim i një të huaji nga vendi në kohëzgjatje prej pesë vitesh.