Nëntë persona janë helmuar nga ushqimi në Gostivar


Në repartin infektiv të Spitalit të Gostivarit janë trajtuar gjithsej nëntë persona me simptoma të helmimit. Pas terapisë së dhënë, të gjithë janë lëshuar në shtëpi dhe nuk ka pasur raste më të rënda.

Mjeku kujdestar për MIA ka deklaruar se mbrëmë nga ora 22 deri në mesnatë janë pranuar pacientë të moshës së re të cilët paraprakisht kanë thirrur ndihmën e shpejtë.
“Të gjithë ankoheshin për të vjella, diarre dhe dobësi. Pas analizave të gjakut dhe ekzaminimeve, atyre iu është dhënë terapia e duhur dhe janë lëshuar për trajtim shtëpiak”, tha infektologu Ratko Naumoski.

Sipas informacioneve fillestare, personat janë helmuar nga ushqimi në një lokal. Shërbimi epidemiologjik i Qendrës për Shëndet Publik ka marrë të gjitha masat. Janë marrë mostra për analiza, pas së cilës do të dihen arsyet që kanë çuar në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të pacientëve dhe nëse bëhet fjalë për infeksion bakterial.