Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi në mes televizioneve kombëtare të Maqedonisë dhe Bullgarisë


Radio Televizioni i Maqedonisë dhe Televizioni Kombëtar bullgar kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi, me të cilën do të shkëmbehen lajme, muzikë, argëtim, programe kulturore dhe edukative në një mënyrë reciproke.

“Ne do të vazhdojmë të shkëmbejmë programe në fushën e turizmit, kulturës, arsimit, muzikës, informacioneve ditore dhe lajmeve. Ne duam të hapim një korrespondencë në Sofje së shpejti, shpresoj që ‘BNT’ të hapë edhe një korrespondencë në Shkup, në Maqedoni, në mënyrë që në një mënyrë të përbashkët të mund t’i sjellim televizionet sa më afër që të jetë e mundur”, tha drejtori i RTM-së, Marjan Cvetkovski.

Sipas drejtorit të BNT, Emil Koshlukov, ndërsa politikanët merren me politikë, historianë me histori, ne bëjmë televizion.
“Kjo është një marrëveshje me Televizionin Publik të Maqedonisë, me të cilin shpresojmë se do të fillojmë të punojmë më aktivisht, për të shkëmbyer përmbajtje midis dy televizioneve tona”, Koshlukov.