Nënkryetarja e LSDM thotë se nuk do t’i përkdhelin administratorët shqiptarë

Zëvendëskryetarja e sapo zgjedhur e LSDM-së dhe drejtorja e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska duke komentuar shkarkimin e Stojko Paunovskit tha se ajo gjithmonë është për debat dhe mendime ndryshe.
Sipas saj, administratorët e punësuar sipas Marrëveshjes së Ohrit (e ka fjalën për shqiptarët, shënimi ynë) të cilët po shpërndahen nëpër institucione duhet të kalojnë testin.

“Ata duhet të kalojnë test, nuk do të përkëdhelim. Nëse nuk shfaqin rezultate, do të duhet ti largojmë”, tha Llukarevska.
Ajo tha se në drejtorinë që drejton ajo situata është pak më ndryshe, ndërsa në ISHT ka qenë më ndryshe.
“Tek unë në DAP situata është ndryshe, për shkak se ne kemi mungesë të kuadrit”, tha Llukarevska.