Nënkryetarja e LSDM-së: ”Përpjekjet me Alternativën janë të përbashkëta për ne”


Nënkryetarja e LSDM-së Sanja Llukarevaska tha se nuk do të kandidojë për kryetare të LSDM-së dhe se përpjekjet e LSDM-së dhe Alternativës janë të përbashkëta, përcjell FLAKA.

“Në periudhën në vijim do të shohim se si do të zhvillohen gjërat në Parlament. LSDM nuk bën lëshime në negociatat për zgjerimin e mazhorancës. Përpjekjet me Alternativën janë të përbashkëta për ne, dhe ky është procesi i integrimit evropian dhe politikat progresive në vend. Për momentin kryeministër dhe lider i partisë është Zoran Zaev, nuk do të kandidoj për kryetar”, thotë Llukarevska.