Nënkryetari i OVL-së Nasim Haradinaj: U realizua urdhëri i këtij personi

Një aksion i EULEX-it është duke ndodhur në zyrat e OVL të UÇK-së, kur priten arrestime të reja.

Lajmin për “Bota sot” e ka konfirmuar edhe nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj.

Ai thotë se për momentin nuk është në zyre dhe nëse ndodhi kjo, thotë se iu realizua urdhri Vehbi Kajtazit.

“Unë nuk gjendem në zyre, por sekretari ma konfirmoi lajmin se ka aksion të EULEX-it atje. Nëse po ndodh kjo, u realizua urdhri e kryeprokurorit Vehbi Kajtazi. Tani e tutje s’kemi ne asnjë problem, tash mbetet Vehbi Kajtazi me dëshmu atë që e ka thënë”, tha Haradinaj.