Nënkryetari i Mitrovicës uron për ditëlindje punëtorin e vd*ekur: I gëzofsh edhe 100 të tjera

Urimet për ditëlindje janë të mirëpritshme çdo herë, por ka edhe të tilla të cilat janë formale, sidomos për njerëzit që nuk njihen për së afërmi. Një formalitet i tillë, ka dalë tragji-komik ditën e sotme, kur urim dha nënkryetari Faruk Mujka. Mujka ka uruar ditëlindjen në profiling e Arsim Hasanit, një punëtori të ndërtimtarisë, duke ia dëshiruar edhe 100 vite jetë.

“Shumë urime Arsim. I gëzofsh edhe 100 të tjera në rrethin e më të dashurve. Gëzuar!”, ka shkruar Mujka.

Por, Arsim Hasani rezulton se ka vdekur që 4 muaj, fiks në mes të muajit prill, në një aksident në vendin e punës. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vëllai i tij.
“Të All-llahut jemi dhe te ALL-LLAHU do të kthemi, ju njoftoj se me date 22-04-2020, pas një aksidenti në vendin e punës ka ndrru jetë vëllau im i vetmi, Arsim Hasani, 43 vjec”, ka shkruar vëllai.