‘Nënë Merali’: Gruaja që përpiqet të rrëzojë Erdoganin nga pushteti

Sipas traditës turke, sherret midis burrave e grave përfundojnë kur gruaja përplas shaminë në tokë.

Për këtë arsye, kandidatja për presidente, Meral Akshener, po shkon nga qyteti në qytet për të mbledhur shami, te quajtura “jemeni”, nga mbështetësit e saj.

61 vjeçarja po udhëheq atë që ajo e quan “Revolucioni i Jemenive”, një përpjekje për t’i dhënë fund agresionit në politikën turke. Nëse bëhet e vetmja që arrin të ndalë sundimin e gjatë të Erdoganit, ajo do t’i ekspozojë shamitë në Cankaya, isha pallati presidencial në Ankara.

Disa e quajnë “Gruaja e Hekurt”, por ajo pëlqen më shumë “Nënë Meral”.

“U bë shumë kohë që Turqia sundohet nga një mashkull shumë i ashpër”, tha ajo për CNN në qytetin jugor të Adanës, gjatë një fushate zgjedhore.

Disa e quajnë “Zonjën e Hekurt” të Turqisë, por të tjerë e quajnë “Asena”, një personazh mitologjik, një ujkojnjë që mbante fiset turke larg rreziqeve. Por ka dhe emra të tjerë që ajo i preferon.

Tradita në Turqi është që debati mes burrit e gruas mbyllet kur gruaja hedh shaminë në tokë. Akshener po mbledh shami nga gratë gjithandej nëpër Turqi, në fushatën kundër Erdoganit

“Disa më quajnë motër, por shumë të rinj më quajnë Nënë Meral. Mua më pëlqen të jem nënë”, tha Akshener.

Akshener është e vetmja kandidate femër në zgjedhjet e 24 Qershorit, por nuk i tërheq mbështetësit vetëm për faktin e të qenit grua. Kredencialet e saj konservatore dhe nacionaliste e bëjnë që të tërheqë më shumë nga mbështetësit e Erdoganit, edhe pse është e treta në sondazhe.

Kandidati kryesor i opozitës, Muharrem Ince, është në vend të dytë dhe ka nxitur bazën e qendrës së majtë. Por ai ka pak gjasa që ta ndajë votën konservatore ashtu si Aksheneri.

Aksheneri dhe revolucioni që ka përfytyruar ka tërhequr turma në të gjithë Turqinë. Gratë në Adana ofronin shamitë e tyre. Esra Demirkol, një mbështetëse e zjarrtë, e cila priti me orë të tëra për të bërë një foto, u ngjit me vrull në skenë për të përqafuar kandidaten.

Mitingu i Akshener në Adana

“Për të ardhmen e fëmijëve tanë, për vendin tonë e për shumë arsye të tjera, unë do të votoj Meral Akshenerin. Prekja e një gruaje e bën çdo gjë më mirë. Dua një nënë që të na udhëheqë vendin”, tha ajo teksa i merrej fryma, pasi ishte ngjitur në skenë.

Partia e Akshenerit, e quajtur “Iyi”,(Partia e Mirë), është e re në skenën politike, por Aksheneri vetë rreshtohet mes politikanëve veteranë. Ajo ka shërbyer si ministre e brendshme për tetë muaj, gjatë luftës kundër separatistëve kudër, teksa shkeljet e të drejtave të njeriut po bëheshin gjerësisht në Turqi.

Kur u pyet për përfshirjen e saj, Akshener deklaron se gjatë kohës si ministre nuk ka pasur asnjë shkelje të drejtash njeriu.

Por gjatë shërbimit si ministre, ajo fitoi besueshmëri, gjithashtu, pasi i bëri ballë ushtrisë, të cilët u përpoqën ta rrëzojnë qeverinë në vitin 1997, me të ashtuquajturin “Grusht Shteti Post-Modern”.

Akshener është e vetmja femër në zgjedhjet e 24 Qershorit.

Edhe një herë, popullaritetin ia jep fakti që u bën ballë probleme. Aksheneri u nda nga Lëvizja Nacionaliste pas shumë vitesh, për shkak të aleancës që partia e saj bëri me Erdoganin.

Si gjithë kandidatët e opozitës, Akshener është betuar të zhbëjë ndryshimet që ka sjellë Erdogani në sistemin politik nëpërmjet referendumit të vitit të shkuar.

Ai është akuzuar për kapje pushteti nëpërmjet asaj vote, me anë të cilës kërkoi të ndryshohej sistemi parlamentar i vendit e të bëhej sistem presidencial, duke i dhënë vetes më shumë fuqi.

Vota u pa si e padrejtë, teksa qeveria burgoste disidentët dhe shtypte median e lirë, menjëherë pas grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016. Ai fitoi me një diferencë të vogël, duke sjellë ndryshime rrënjësore në sistemin e Turqisë, të cilat do të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve.

“Kam luftuar kundër Erdoganit dhe sjelljes së tij përmbi gjyqësorin për tre vitet e fundit”, tha Aksheneri.

“Zgjedhjet që po afrohen tani janë ato që do Erdogani. Nuk është një sistem presidencial si në demokracitë perëndimore. Ne nuk kemi llogaridhënie”, thotë ajo.

Me Ince në vend të dytë, Akshener mund të mos jetë kandidatja që do të përballet kokë më kokë me Erdoganin.

Por ajo ka ndikuar shumë në këto zgjedhjeve. Në zgjedhjet e mëparshme presidenciale, partitë e opozitës u bashkuan në favor të një kandidati të vetëm, në mënyrë që të sfidonin Erdoganin. Aksheneri refuzoi të bashkohej dhe njoftoi kandidaturën e saj më vete. Shumë shpejt, veprimin e saj e ndoqën partitë e tjera të oppozitës, duke nxjerrë kandidatët e tyre më të fortë, duke u dhënë njerëzve më shumë opsione për të votuar kundër Erdoganit.

Partitë e opozitës, përfshi Akshenerin, janë angazhuar të mbështesin këdo që përballet me Erdoganin, nëse votimet kalojnë në fazën e dytë.

Mustafa Koseler, një mbështetës 76-vjeçar i kësaj partie, druan se Turqia mund të përfundojë nën diktaturën e një njeriu të vetëm, si Asadi, Morsi, Gadafi, etj. Ai shpreson se Akshener do të shpëtojë demokracinë e vendit e të ndalojë ndryshimet në sistemin politik.

“Nuk duam sundimin e një njeriu të vetëm”, tha ai në Adana. “Duam republikën tonë, demokracinë dhe parlamentin që të funksionojë si sot. Duam që anëtarët e parlamentit të kenë fjalën e tyre. Në sistemin e ri ata nuk do ta kenë këtë”, tha ai.

Akshener po premton një lindje të re për vendin e saj. Logoja blu e Partisë së Mirë është e dekoruar me një diell të artë, që premton optimizëm.

Një nga votueset, Guler Jasa, tregon këtë logo kur e pyesin se pse do të votojë për Akshenerin.

“Sepse ajo i del diellit përballë. Ajo do ta ngrejë diellin përmbi vendin tonë”, tha Jasa.

Gul Tuysuz dhe Isil Sariyuce, CNN

Kontributore, Jomana Karadsheh