“Nënë jam këtu, jam gjallë” Si e pa nëna vd*ekjen e të dy djemve! Treni kaloi mbi trupat, pamje tragjike

Ngjarja e rëndë e humbjes së dy djemëve të familjes Arifi nga Deçani i Kosovës tronditi mbarë opinionin publik. Arif Arifaj së bashku me familjen, tre djemt dhe bashkëshorten jetojnë në Gjermani në qytetin e Burbergut. Ata jetojnë aty prej vitit 1989. Arifi një punonjës i një poste në Gjermani dhe bashkëshortja në profesion mësuese.

Atë ditë të tragjedisë, ku treni ju mori jetën dy djemëve të tij një 17 dhe tjetri 14 vjeç, si zakonisht familja nisi ditën, duke dale për në punë, Arifi rrëfen se bashkëshortja si çdo ditë shoqëron fëmijët deri aty ku ata marrin trenin për në shkollë. Në momentin që fëmijët zbresin nga makina e nënës nxitojnë të arrijnë stacionin në të cilin hipin në tren. Bashkëshortja ishte duke parkuar makinën, ata nxituan por nuk e paten ditur se aty ku do të kalonin një tren me shpejtësi do tju merrte jetën.

Hasani dhe Bleriani po nxitonin të arrinin mësimin. Bashkëshortja e Arifit ishte prezent kur ndodhi tragjedia, djali tjetër ka mbetur në vend i shokuar, gjithçka mbeti aty. Për here të parë në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” rrëfehet babai i dy viktimave Arif Arifaj, për më shumë ndiqni këtë rrëfim të dhimbshëm…