“Nënë, do të bëhem i mirë që të takohemi në parajsë”, deputetja publikon letrën e një fëmije ukrainas

Deputetja e Parlamentit të Ukrainës, Lesia Vasylenko, ka publikuar një fotografi të letrës së një fëmije, nëna e të cilit u vra në një sulm rus.

Ai kishte ngecur në veturë pas trupit të nënës së tij kur artileria ruse qëlloi makinën e tyre, sipas deputetes.

“Mami, faleminderit për nëntë vjetët më të mira të jetës sime! Faleminderit shumë për fëmijërinë time! Unë kurrë s’do të të harroj ty! Premtoj se do të jem mirë që të takohemi në parajsë”, ka shkruar djali në letër.

Sipas përditësimit të fundit të OKB-së të datës 6 prill, nga agresioni rus në Ukrainë janë vrarë 1611, prej tyre 131 fëmijë. Megjithatë, këto shifra janë para sulmit që ndodhi në një stacion treni ku po evakuoheshin civilët, e që la të vrarë mbi 50 persona.