Nëna vranë djalin dhe e muros, më pas e shpallë të zhdukur: Arsyeja banale


Një nënë ruse ka mbytur djalin e saj 12 vjeçar pasi ky i fundit nuk i ka marrë leje për të shkuar te një shok për ditëlindje.

56-vjeçarja Galina Morozova fillimisht e kishte rrahur djalin e saj, pastaj me një mjet të fortë e kishte goditur në kokë duke e mbytur në vend. Pas mbytjes ajo e kishte marrë dhe e kishte murosur në murin e një shtëpie të vjetër pranë shtëpisë së saj.

Mirëpo, ajo çka çuditi edhe policinë qe raportimi i saj në institucionene gjegjëse. Galina Morozova e raportoi djalin e saj si të zhdukur, ku pas një kontrolle që u bë në oborrin e shtëpisë policia ranë në gjurmë të kufomës.

Gruaja 56 vjeçare u arrestua, ndërsa trupin i fëmijës u nxor nga muri dhe iu dorëzuar pjesës tjetër të familjes.