Nëna nga Peja me foshnjën tetë muajshe po mbahej mbyllur në dhomë, policia tregon se çfarë gjeti në vendin e ngjarjes


Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të “privimit të kundërligjshëm të lirisë” në qytetin e Pejës.

Njësitet policore pas pranimit të informatës se një viktimë është duke u mbajtur e mbyllur në një dhomë shtëpie, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur viktimën femër kosovare me foshnjën e saj tetë muajsh.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor , dhe pas pranimit të tretmanit mjekësorë është dërguar tek familja e saj. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar dy fishekë cal-9×19 mm, dhe një mjet i cili dyshohet se shërben për bluarjen e substancave narkotike”, njofton policia.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/