Një vajzë 26 vjeçare thuhet se është su*lmuar fizikisht nga i dashuri i saj 10 vite më i madh. Nga ana tjetër 36 vjeçari ka paraqitur në polici se është su*lmuar fizikisht nga nëna e të dashurës së tij. Ngjarja ka ndodhur në Çair. Nga MPB thonë se po hetojnë rastin, ndërsa pas zbardhjes do të merren masat e nevojshme ligjore.
“Me datë 20.11.2022 në ora 17:50 në Stacionin Policor Çair, 26 vjeçare nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 13:00 në një parking në zonën e Çairit, pas një debati të mëparshëm është su*lmuar fizikisht nga i dashuri i saj V.T.(36) nga Shkupi. V.T më vonë ka raportuar se rreth orës 13:30 në një parking në zonën e Çairit është sulmuar fizikisht nga U.S, nëna e të dashurës së tij”, thuhet në raportin e MPB-së./KlanMacedonia