Në shtëpinë thuajse të rrënuar të Nazmi Bahçjes, kujdesen që të mos bëjnë zhurmë pasi Neldioni i vogël, vetëm 20 ditësh, është në gjumë.
Në mungesë të nënës që është në burg, për djalin po kujdeset babai i tij.
“Djali këto ditë nuk ka qenë aq mirë. Ka pasur dhimbje, ka qarë. Unë kam ndenjur gjithë natë zgjuar me të. Nuk kisha çfarë t’i bëja tjetër”.Pu
“Pasi ka takuar nënën, djali qante natën. Nuk ka qenë rehat fare. Kemi ndenjur tërë natën zgjuar parmbrëmë”.
Gjendja ekonomike e familjes është shumë e vështirë, ndërsa gjyshi dhe gjyshja janë të sëmurë dhe nuk mund të përkujdesen sikurse duhet për nipin, prandaj kur Nazmia ka udhëtuar këto ditë drejt Tiranës për t’u marrë me çështjen e nuses vogëlushin, ia ka lënë mbesës 11-vjeçare.
Ata kanë një apel për sistemin gjyqësor.