Nëna mb*yt tre fëmijët e saj, vik*tima më e vogël vetëm 8 muajshe

Policia austriake arre*stoi një grua 51-vjeçare pasi trupat e tre vajzave u gjetën në banesën e saj në Vjenë.
Sipas medieve të huaja, gruaja telefonoi policinë rreth orës 5:20 të mëngjesit të sotëm dhe tha se kishte vr*arë fëmijët e saj dhe se donte të bënte vetëvr*asje.

Siç bëhet e ditur më tej, policia gjeti një grua që pla*gosi veten në një apartament në lagjen Donaustadt dhe trupat e fëmijëve të moshës nëntë dhe tre vjeç, si dhe një tjetër tetë muajsh që u gjetën në vendin e ngjarjes.
Mjekët u përpoqën të ringj*allnin vajzën më të rritur, por pa sukses.
Hetimi është duke vazhduar, dhe policia po përpiqet të përcaktojë nëse gruaja është në gjendje të merret në pyetje.