Nëna “lu*fton” me panterën që po su*lmonte djalin e saj

Një nënë në Kaliforni ka shpëtuar djalin e saj 5-vjeçar nga kthetrat e një luani malor, në Los Anxhelos. Luani i malit është një mace e madhe që i përket familjes së maceve. Ata quhen gjithashtu puma, ose pantera.

BBC raporton se fëmija ishte tërhequr zvarrë nga luani malor, në lëndinën e përparme të shtëpisë.
Pasi nëna pa se luani i malit i kishte marrë të birin, vrapon për ta shpëtuar, duke goditur luanin, derisa kafsha e la fëmijën 5 vjeçar.