Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali.
Një 40-vjeçare me origjinë indiane ka hedhur vajzën e saj nga kati i tretë i shtëpisë pasi ishte e frikësuar se babai do ta merrte me vete në Indi.
Ajo pasi u mbyll në dhomë me vajzën 4-vjeçare e hodhi nga dritarja e katit të tretë.
40-vjeçarja, i cili kishte tentuar edhe vetëvrasjen, dyshohet se ka vepruar nga frika krejtësisht imagjinare dhe e pabazuar se babai i fëmijës do të shkonte në Indi me vajzën.
Vajza është në një prognozë të rezervuar por jashtë rrezikut për jetën.
40-vjeçarja është arrestuar me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. noa.al