Nëna e një foshnje është gruaja që dhuroi organet dhe shpëtoi tre jetë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se është takuar me familjen e gruas së ndjerë, organet e së cilës mundësuan transplantimin e dy veshkave dhe të zemrës.

Në lidhje me: Pacientja me transplant të zemrës së shpejti pritet të lirohet nga respiratorët, njoftoi Filipçe
“Këtë mëngjes takova familjen e 40-vjeçares Jasmina, gruas që dhuroi zemër dhe veshka, e cila shpëtoi tre jetë. Nuk kam fjalë për të përshkruar madhështinë dhe njerëzimin e familjes Vasilkovski, e cila të shtunën, në momentet e dhimbjes më të madhe, vendosi të dhurojë organet e saj. Jasmina ishte nënë e një foshnje 10 muajshe, një grua e përkushtuar, një motër e mirë. Vasilkovskit janë njerëz modestë, ne kurrë nuk do ta harrojmë gjestin e tyre njerëzor dhe jovetiak”, ka shkruar mes tjerash Filipçe.