Nëna e Luizit tregon nëse është takuar me nusen e ardhshme


Luizi u takua në spektaklin e së shtunës me nënën e tij Angjelinën, e cila erdhi posaçërisht nga Amerika për të takuar të birin.

Takimi i Luizit me nënën ishte emocionues, pasi këngëtari kishte 127 ditë pa e parë nënën e tij.

Ata u përqafuan mes lotësh dhe shkëmbyen fjalë dashurie me njëri-tjetrin.

Por a e ka takuar nëna e Luizit nusen e ardshme, Kiarën jashtë shtëpisë? Kjo ishte pyetja që Luizi I bëri mbrëmë nënës. Me sa duket nga mimika e fytyrës, Angjelina është akuar me Kiarën jashtë shtëpisë.