Nëna e Faton Hajrizit: Ma dërgoi një fotografi nga arratia, lajmin për vrasjen e tij e mora vesh në Facebook

Shehrije Hajrizi, nëna e Faton Hajrizit tha se nga djali i saj kishte pranuar vetëm një fotografi në Viber, gjatë kohës sa ai ishte në arrati.

“Asnjëherë, asnjë komunikim s’e kam pasë. Veç një fotografi ma ka dërgu, ai brenda në një veturë u kanë edhe nuk kemi pas asnjë komunikim, se e ka ditë që nëse e flet me neve na kena me lutë me u dorëzu”, tha ajo në Frontal në T7.

Ajo tha se s’ka mundur t’i shkruante diçka, sepse thotë se numri “u bllokua automatikisht”.

Lajmin për vdekjen e djalit të saj, Shehrije Hajrizi tha se e mori “përmes Facebook-ut”.

“Unë kam hy te çdo gazetë, dhe kurrgjë s’kam thënë tjetër veç jo, jo, jo. Fatkeqësisht ajo ishte e vërteta”, tha ajo.

“Atë ditë ishim vetëm unë me të shoqin”, rrëfen Shehrije Hajrizi, duke treguar se si burri i saj e kishte thirrur policinë, duke dashur ta telefononte ndihmën e shpejtë.

Pas lajmit se Faton Hajrizi e kishte vrarë një polic në Serbi, ajo tha se ishte në ankth.

“E vetmja lutje e jona u kanë që mos me ra në dorë të atyne i gjallë, veç qeta janë lutë”, tregoi ajo.