Nëna e 3 fëmijëve të ish-Presidentit të SHBA, ndahet nga jeta bashkëshortja e parë e Donald Trump

Gruaja e parë e Donald Trump, Ivana është ndarë nga jeta krejt papritur në moshën 73-vjeçare. Ajo ishte nëna e tre fëmijëve më të mëdhenj të ish-Presidentit të SHBA-ve.

Vdekja e saj u lajmërua pasi gruaja u gjet e vdekur në banesën e saj në Nju Jork. Incidenti u raportua në orën 12:30 (me orën lokale), me autoritetet që morën një thirrje për një arrest kardiak në apartamentin e Ivanës në Manhattan.

Me pikëllim të madh informoj të gjithë ata që e donin, prej të cilëve ka shumë, se Ivana Trump ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Nju Jork”, tha Donald Trump në një deklaratë pas publikimit të lajmit të kobshëm.

Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e bukur dhe e mahnitshme, e cila jetoi një jetë të mrekullueshme dhe frymëzuese. Gëzimi i saj ishin tre fëmijët e saj, Donald Jr., Ivanka dhe Eric. Ajo ishte aq krenare për ta, siç ishim të gjithë aq krenarë për të. U prefsh ne paqe Ivana!”, shtoi ai në deklaratën e tij ngushëlluese.

Ivana Trump ka lindur më 20 shkurt 1949 në ish-Çekosllovaki. Ajo u zhvendos në Kanada në vitet 1970 dhe më pas në Shtetet e Bashkuara, ku u martua me Donald Trump në 1977.