Nëna e 14-vjecares së humbur: Dyshoj se e kanë kidnapuar


Vanja Gjorçevska nga Shkupi, 14-vjeçare në klasën e nëntë, është zhdukur që nga mëngjesi i sotëm. Siç shpjegon për “Fokus” nëna e saj Zorica, në orën 7:20 të mëngjesit të sotëm është nisur drejt shkollës, e cila ndodhej shtatë minuta larg shtëpisë së tyre.
Në orën 7:34 telefoni i saj ishte fikur dhe nuk kishte asnjë shenjë të Vanjës. Ajo është parë herën e fundit në Dibër Maalo, rrugës për në Pestaloci.

– Asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë, vajza ime është një nxënëse shembullore, një person i përgjegjshëm. Dyshoj se ajo është kidnapuar. Zakonisht shkon në shkollë me motrën e saj, sot motra ka qëndruar në shtëpi dhe Vanja ka shkuar vetëm. Shokët nuk dinë gjë, mësuesi i klasës është i mërzitur, kontrolluam rrjetet sociale, nuk ka asgjë! Prandaj kemi dyshime gjithnjë e më të mëdha se ajo është marrë me dhunë – shpjegon nëna e shqetësuar.