Negociatat me Maqedoninë janë prioritet për presidencën rumune

Hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut në qershor do të jetë prioritet i presidencës rumune, por pasiguria do të zgjat deri sa nuk publikohet raporti i KE-së, bëjnë të ditur burime të larta diplomatike në Bruksel për MEDIAL.

Duke komentuar mëngjesin me ministrin Dimitrov dhe zëvendëskryeministrin Osmani, mëngjesin e sotëm në Bruksel, të organizuar nga presidenca rumune dhe nga ministri i jashtëm grek Jorgos Katrugallos, diplomati ka thënë se takimi ka qenë “shumë i dobishëm” dhe “ka treguar mbështetje të madhe nga shtetet anëtare për hapat e ardhshëm si dhe hapjen e diskutimit rreth reformave”.

“Mëngjesi ka qenë shumë i dobishëm pasi kolegët tonë nga Maqedonia e Veriut, ministri dhe zëvendëkryeministri kanë prezantuar atë çka është bërë në kuptim të reformave dhe ka qenë shumë i dobishëm për vendet anëtare të jenë të informuar”, thonë burimet e involvuara në përgatitjen e Këshillit të qershorit në të cilin duhet të vendoset për negociatat me Maqedoninë.

Mbetet që është e pasigurt agjenda e Këshillit të qershorit. Me faktin e zgjedhjeve të ardhshme në Parlamentin Evropian të cilat do të mbahen në maj dhe ndjeshmërisë së opinionit evropian rreth zgjerimit, KE vendosi të anulojë raportet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për javën e parë pas zgjedhjeve, me siguri më 29 maj.

Këshilli për punë të përgjithshme është paraparë më 18 qershor që nuk lë shumë kohë shtetet anëtare të shqyrtojnë gjetjet e KE-së dhe të sjellin vendim.

Ministri hungarez për punë të jashtme Peter Sijarto sot për MEDIAL ka deklaruar se patjetër të bëhen përpjekje dhe të vendosen negociatat me Maqedoninë në rend dite dhe se kjo është e mundshme.

“Për ne prioritet është të bëjmë përpjekje që të mbajmë premtimin”, kanë thënë për MEDIAL burime diplomatike.

Çështja është poashtu se si do të veprojë KE lidhur me rekomandimet për hapjen e negociatave. Edhe pse pushteti ekzekutiv është i dhënë në krijimin e pakove të shteteve, siç ishte rast me vendin dhe Shqipërinë në raportet e vitit të kaluar, gjithnjë e më shumë shtete anëtarë insistojnë se është thelbësor që çdo shtet të vlerësohet sipas meritave të veta. Këtë sot e përsëriti edhe shefi i diplomacisë belge.