Punëtorët e shkollave dhe çerdheve tashmë dy dytë janë në grevë dhe kërkojnë rritjen e pagave. Kryetari i SASHK, Jakim Nedellkov thotë se greva nuk do të përfundojë deri sa të përmbushet kërkesa për rritjen e pagave.
“Nëse pagat gjatë viteve janë rritur për 21%, paga minimale është rritur për 78%. Kjo do të thotë se në raport me pagën minimale, ne jemi në humbje të vazhdueshme. Nëse shkojmë sipas kësaj matematike. Rritja e pagave nuk janë argument dhe ne kërkojmë ajo që na takon”, u shpreh Nedellkov. Ai kërkon rritjen e pagave për diferencën mes dy pagave minimale dhe nëse kërkesa përmbushet, grevat, siç thotë Nedellkov, do të ndërpriten.