Nedellkov: Bisedimet po përparojnë


Kreu i Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedellkov pas pëfundimit të bisedimeve për plotësimin e kërkesave të tyre për paga më të larta dhe harmonizimin e kontratave kolektive në arsim tha se kanë përafruar qëndrimet me ndërmejtësuesit, përcjell TV21. Nedellkov theksoi se gjithsesi përfundimi varet nga Ministria e Financave, gjegjësisht nga mundësia e MF-së për ndarje të mjeteve finanaciare.

“Po harmonizojmë qëndrimet, përparojmë në bisedime. Duam të jemi optimistë. Mirëpo gjithsesi nuk varet gjithçka nga ne dhe negociuesit, definitivisht varet nga Ministria e Financave dhe në atë se sa mjete shtesë mund të ndajë Ministria e Financave”, tha Nedellkov.