Nebi Rexhepi: “Zotohemi për zhvillim ekonomik në Komunën e Vrapçishtit, depolitizimin në shkolla si dhe projekte për çdo vendbanim”

Kandidati nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, në Komunën e Vrapçishtit, Nebi Rexhepi sot i ftuar në Klan Maqedoni foli për platformën e tij në Komunën e Vrapçishtit.

“Në ditët në vazhdim do të praqesim edhe projektet konkrete për secilin vendbanim duke filluar nga Gradeci e deri në Vranjofcë, si dhe fashatrat e malësisë. Këto projekte përfshinë përmirësimin e jetesës për qytetarët në këto vendbanime”, theksoi Rexhepi.

Ai më tej foli edhe për depolitizimin nëpër shkolla si dhe rritjen e cilësisë në arsim, që sipas tij ky është njëri nga zotimet për Vrapçishtin.
Sipas Rexhepit, komuna e para katër viteve që e premtoi depolitizimin jo që nuk e bëri por edhe punësoi kuadër jo profesional.

https://fb.watch/8kzcygGtkT/