Në Zvicër ka punë, por nuk ka punëtorë!

Gjatë muajit gusht 2021 shkalla e papunësisë në Zvicër, sipas Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO), ishte 2.7 për qind, 0.1 pikë përqindje më e ulët se në muajin e kaluar. Për më tepër, është 0.6 pikë për qind nën nivelin e të njëjtit muaj të vitit të kaluar.

Papunësia përgjithësisht ose papunësia në Zvicër mund të maten në mënyra të ndryshme: në nivel vendi statistika të papunësisë llogariten të gjithë personat e regjistruar në qendrat rajonale të punësimit (RAV).

Kompanitë që rekrutojnë punëtorë në Zvicër thonë se po përballen vazhdimisht me problemin e gjetjes së punëtorëve.

Përfaqësues të kompanive thonë se më e theksuar mungesa është gjatë sezonit të verës, kur rritet vëllimi i punës në shumicën e operatorëve ekonomikë, jo të gjithë të papunët janë të interesuar të punojnë për shkak pushimeve të verës.

Një ndër kompanitë që vazhdimisht ballafaqohet me këtë problem, është kompania ‘Life Personal AG’, me seli në Cyrih të Zvicrës, e cila u lehtëson rrugën për të gjetur punë në Zvicër dhe në të gjitha shtetet e Evropës.

Gentian Pagarusha nga Life Personal AG për albinfo.ch tha se mungojnë punëtorët e kualifikuar dhe shton se aktualisht ka nevojë për  punëtorë gati në të gjithë sektorët.

Si shkak i mungesës së kualifikimit profesional, në treg të punës dalin që disa vende pune që jenë më të vështira për t’u plotësuar. Ndër to janë profesionet e mjekësisë, arkitekturës, inxhinierisë së ndërtimtarisë dhe industrisë, por edhe IT.

“Agjentët tanë për çdo ditë hulumtojnë tregun e punës në Zvicër, duke kërkuar punëtorë të kualifikuar. Në përgjithësi ka mungesë të punëtorëve në të gjithë sektorët, mirëpo më së shumti kërkohen punëtorë në ndërtimtari, inxhinieri, IT dhe mjekësi”, ka thënë Pagarusha, duke pranuar se është rritur presioni nga firmat me të cilët bashkëpunojnë në gjithë Zvicrën.

“Edhe gjatë këtij viti është duke na përcjellë problemi për gjetjen e punëtorëve për punë të kualifikuar në sektorë të ndryshëm, pasi në shumicën e kantoneve ka mungesë të punëtorëve dhe jemi orientuar edhe në vendet evropiane për të siguruar punëtorë shtesë”, tha ai.

Një sektor tjetër që ballafaqohet më këtë problem, por jo sa sektori i mjekësisë, është ndërtimtaria. Pagarusha ka treguar se përveç vështirësive për sigurimin e punëtorëve, problem paraqitet mungesa e kualifikimit të duhur.

“Sikur të gjithë sektorët e tjerë, posaçërisht për mjeshtër, edhe sektori i ndërtimtarisë ka ngecje të madhe në gjetjen e fuqisë punëtore”, shprehet Pagarusha.

Ekzistojnë gjithashtu statistika sipas standardeve të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), i cili bazohet në anketa mbi punësimin në Zvicër.

Shkalla e papunësisë në Zvicër ka shënuar rënie nga 2017 më 2019. Sidoqoftë, për shkak të efekteve të krizës Corona, ajo u rrit përsëri pak në vitin 2020.

Nga pikëpamja rajonale, është më e larta në Zvicrën perëndimore që flet frëngjisht dhe më e ulët në kantonet të Zvicrës Qendrore dhe Lindore.