Në votim detyrimisht me maskë dhe me dezinfektim të dyfishtë


Votimi në zgjedhjet e ardhshme, edhe përkundër pan*demisë aktuale me Kovid-19, do të jetë i sigurt për qytetarët të cilët do të vendosin ta realizojnë të drejtën e tyre të votimit pohojnë kompetentët.

Do të votohet në pajtim me protokolle e Komisionit për sëm*undje ngjitëse të cilët parashohin masa të mbrojtjes në vendvotime, për njerëzit të cilët e zbatojnë votimin, si dhe për votuesit.

Sipas protokollit për votim, së pari policia, në derën hyrëse të vendovotimit do të kërkojë që votuesit të vendosin maskë mbrojtëse.
Pas hyrjes në objekt, pritet në radhë, në distancë për të votuar.
Gjatë hyrjes në hapësirë, votuesi së pari i dezinfekton duart, ia jep letërnjoftimin komisionit zgjedhor. Shkurtimisht, e heq maskën për identifikim voton dhe në të dalur sërish i dezinfekton duart.
Në hapësirën për votim nuk mundet njëkohësisht të ketë më shumë votues nga numri i përgjithshëm i paravaneve për votim.

Votimi në zgjedhjet parlamentare më 15 korrik do të zhvillohet tre ditë, ndërsa në ditën e zgjedhjeve do të vazhdohet për dy orë dhe do të zgjasë prej orës 19:00 deri në orën 21:00.