Në vitin 2021 milioneri më i ri i moshës 8-vjeçare

DAP-i ANALIZË TË ARDHURAVE TË REALIZUARA

Afër 50.000 qytetarë kanë pasur të hyra bruto mbi një milion denarë, ndërsa pjesa më e madhe, gjithsej 623.690 persona, kanë pasur të hyra bruto prej 100.000 deri në një milion denarë. Bazuar në të dhënat nga deklarata vjetore tatimore për vitin 2021 këto janë të dhënat zyrtare që në konferencën e sotme për media i prezantoi drejtoresha e Administratës së të hyrave publike, Sanja Lukarevska.

Fletëparaqitjet tatimore që kanë kaluar përmes sistemit të Drejtorisë për të Ardhura Publike, sic njofton KlanM, tregojnë se milioneri më I ri në Maqedoninë e Veriut është I moshës 8-vjeçare.

Në krye të listës me të ardhura vjetore bruto prej 242 milion denarë për vitin 2021 është një qytetar nga Shkupi, paga më e lartë vjetore bruto prej 122.3 milion denarë është paguar në Shkup, në veprimtarinë e prodhimit të duhanit.

“Në krahasim me vitin 2020, në vitin 2021 është rritur numri i qytetarëve, gjegjësisht 25 qytetarë kanë realizuar të ardhura mbi 100.000.000 denarë, ndërsa 757 qytetarë nga 10 në 100 milionë denarë. Shumica e të ardhurave janë nga paga dhe të ardhura shtesë nga jashtë vendit” – tha Sanja Lukarevska, drejtoreshë e DAP-it.

Në listën e pagesës së të ardhurave të Top 10-ës, sic njofton KlanM, janë avokatë, noterë, hotelierë, punonjës nga tregtia me pakicë me pjesë të veturave dhe prodhues të ambalazhimit nga letra.

“Një banor i Resnjës ka pasur të ardhura më të larta nga shitja e prodhimeve bujqësore, 17,6 milionë denarë, ndërsa një banor i Shkupit prej 37 milionë denarë ka pasur të ardhura nga dhënia me qira e hapësirave afariste dhe banesore. Në bazë të lojërave të fatit, një banori i Shkupit është paguar nga Lotaria Shtetërore 41,1 milionë denarë, ndërsa personi i dytë i renditur në bazë të kësaj ka 31,3 milionë denarë fitim nga pikat e basteve” – tha Sanja Lukarevska, drejtoreshë e DAP-it.

Pensionisti më I pasur është një shkupjan me pension të paraqitur jashtë vendit në vlerë 5.8 milion denarë për një vit.

Një person nga Tetova, sic njofton KlanM, ka raportuar 171,3 milionë denarë të ardhura bruto vjetore, ndërsa një grua nga Tetova është në vendin e dytë me 155,1 milionë denarë të paguar nga kompanitë që punojnë me rrjetet sociale dhe platformat video.

Drejtorja Lukarevska ka paralajmëruar se këtyre ditëve fillojnë me gjenerimin e fletëparaqitjeve tatimore për vitin 2022 duke bërë thirrje që qytetarët të bëjnë konfirmimin dhe korigjimin e tyre. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri