Në rrugën “Bellasica” për shkak të ndërtimit të kanalizimit atmosferik nesër dhe të shtunën do të ketë ndryshim të regjimit të komunikacionit, informojnë nga Qyteti i Shkupit.
“Regjim i përkohshëm i komunikacionit po vendoset për shkak të ndërtimit të kanalizimit atmosferik kyçja e të cilit është parashikuar me ndalesë në rrugën “Bellasica” në anën e saj perëndimore, ndërsa në këndin në mes rrugës “Bellasica” dhe bulevardin “Goce Dellçevë” si pjesë e projektit për ndërtimin dhe rekonstruksionin e bulevardit ASNOM – faza e realizimit”, thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.
Prej atje apelojnë deri tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë vendosjen e sinjalizimit rrugor dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet në rrugë.